Protestat në SHBA/ Makina futet mes turmës dhe përplas protestuesit, ndërron jetë 24-vjeçarja (FOTO)

05/07/2020 13:57

Protestat nën titullin “Black Lives Matter”, të cilat prej më shumë se një muaji po zhvillohen në SHBA kanë shënuar një viktimë.

Një grua 24-vjeçare, e identifikuar si Summer Taylor, ka ndërruar jetë në spital pasi u godit nga një makinë në Seattle, teksa po protestonte.

Summer ka pas punuar veterinere në një klinike private në Seattle dhe u përshkrua nga miqtë e të afërmit, si një person që e dëshironte shumë lirinë dhe luftonte me forcë për të.

Veç 24-vjeçares dhe një burrë u përplas nga makina e si pasojë gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Ndërsa shoferi i makinës, raportohet se është arrestuar nga policia dhe pritet që të dalë para trupit gjykues.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA