Qindra të arrestuar në Pakistan në protestat për lirimin e krye-opozitarit Khan (fotot)
27/11 19:32
Protestat nën titullin “Black Lives Matter”, të cilat prej më shumë se një muaji po zhvillohen në SHBA kanë shënuar një viktimë.
Një grua 24-vjeçare, e identifikuar si Summer Taylor, ka ndërruar jetë në spital pasi u godit nga një makinë në Seattle, teksa po protestonte.
Summer ka pas punuar veterinere në një klinike private në Seattle dhe u përshkrua nga miqtë e të afërmit, si një person që e dëshironte shumë lirinë dhe luftonte me forcë për të.
Veç 24-vjeçares dhe një burrë u përplas nga makina e si pasojë gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Ndërsa shoferi i makinës, raportohet se është arrestuar nga policia dhe pritet që të dalë para trupit gjykues.
Top Channel