Muzeu i hebrenjve, vizitorë vendas/ “Solomon” në Berat, ulet numri i të huajve

05/07/2020 12:30

Dëshmitë për kontributin e Shqipërisë në ndihmë të hebrenjve mbahen gjallë ne një muze te hapur ne lagjen “Kala” në Berat.

Muzeu “Solomon”, një nismë e poetit Simon Vrusho është hapur rreth një vit me parë ne kujtim te sakrificës se popullit te Beratit për te mbrojtur 600 hebrenjtë te cilët u strehuan ne Berat per t’i shpëtuar nazistëve ne luftën e dytë botërore.

Sipas Dr. Yzedin Hima thekson se interesi për këtë muze ka qenë i lart jo vetëm nga vizitorët vendas por që nga Argjentina, Norvegji , USA e Japonia.

Fotografi te asaj kohe, te bashkqjetesës midis hebrenjeve dhe qytetarëve te Beratit, dorëshkrime, botime, janë te ekspozuara ne stendat e këtij muzeu.

Tek ky muze vizitori s’takon dhunën, por përkujdesjen, s’takon urrejtjen, por dashurinë,pavarësisht nga kombësia dhe gjuha, pavarësisht nga besimi dhe feja, pavarësisht nga kultura dhe pasuria. Izolimi për shkak te pandemisë ka bërë qe numri i vizitorëve te huaj ne këtë periudhë te jetë i pakët, duke u vizituar vetëm nga turistët vendas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA