Katër persona të prekur me koronavirus kanë humbur jetën në Klinikën Infektive në Kosovë. Ata dyshohet se kanë vdekur në mungesë të oksigjenit. Ndërkohë, ekipet e Mjekësisë Ligjore janë parë pranë Klinikës Infektive duke bartur katër kufoma në raste të ndara.

Arbnora Fazliu Rama nga Mitrovica tregon për KosovaPress, se mbrëmë në orën 03:00 të mëngjesit ka ndërruar jetë babai i saj 70 vjeçar.

Ajo thotë se babait të saj i është keqësuar gjendja për një javë, e për këtë shpreh dyshimin se mbrëmë ka pasur problem me oksigjenin.

“Unë po dyshoj që gazin nuk e kanë pasur qysh duhet, mbikëqyrja nuk ka qenë qysh ish dashtë me ardhë me shiku pacientin. Ne ua kemi bërë hyzmetin më shumë se ata, motrat janë ardhë çfarë kanë pasur infuzione e këto me i dhënë, por përgjegjësi të madhe nuk ka pasur askush aty”, thotë ai.

Ndërkohë, sipas burime të KosovaPress në Klinikën Infektive kanë pasur problem, meqë është ndalur oksigjeni qendror.

Vajza e pacientit i cili ka ndërruar jetë mbrëmë, shton se gjendja e babait të saj ka qenë e mirë gjatë ditës së djeshme. Ajo shprehet e zhgënjyer se si mjekët nuk e kishin lajmëruar atë për gjendjen e 70 vjeçarit.

“Një herë veç ka qenë i lodhur, e kena marrë e kena qu në Mitrovicë, atje ja kanë bërë testin e covid-19, i ka dalur pozitiv. Prej aty ka filluar të ketë probleme me frymmarrje, rastin e kanë dorëzuar drejt në Pulmologji, dhe pas një ditë nuk ka mujt pa oksigjen e kemi drejtuar atje. Kur e kemi drejtuar atje ka qëndruar dy ditë. Prej aty ka ardhur një mjeke edhe më ka thënë bëne gati babën ka me shku në repartin e Infektivës. Aty na i kanë bërë një maltretim që kurra në jetë nuk do e harroj…aty tu na bërtit, hajde më shpejt”, tha ajo.

Fazliu-Rama nga Mitrovica tregon se babit të saj do i bëhet obduksioni.

Ajo kërkon kujdes më të madh për gjithë pacientët që ndodhën në Klinikën Infektive, pasi sipas saj gjendja nuk është e mirë.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka dal edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA