Në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, u fol për “mamatë single”.
Ky trend vitet e fundit është futur dhe në vendin tonë. Gjatë bisedës, balerini Graciano Tagani rrëfeu një histori personale. Ai tha se prindërit e tij janë divorcuar shumë vite më parë dhe ai e ka ndjerë figurën mashkullore në shtëpi.
Megjithatë kjo nuk ka bërë që ai të marrë një drejtim të gabuar në jetën e tij. Ndërkaq, Graciano shtoi se mamaja i ka plotësuar çdo gjë dhe në mënyrë metaforike u shpreh se është i gatshëm të përulet para saj.
“Unë jam rasti që jam rritur vetë me prindër të ndarë, normalisht më ka munguar prezenca e babit në familje. Por s’ka ndikuar aspak në rritje të keqe të vetes time. Ndërkohë që mami më ka plotësuar gjithmonë. Sakrificave të tilla unë i përulem dhe për mua janë heroina”, tha balerini.
Top Channel