David dhe Victoria festojnë 21 vjetorin e martesës! Dedikimet e ëmbla për njëri-tjetrin

05/07/2020 16:37

David dhe Victoria Beckham janë një nga çiftet më të njohur e të pëlqyer në botë.

Çifti ka 21 vite që është martuar dhe nga fryti i dashurisë së tyre kanë ardhur në jetë katër fëmijë. Ndërkaq, me anë të një postimi në Instagram, David ka kujtuar mënyrën se si është njohur me Victoria-n.

“Isha me Gary Neville, (shokun e tij në Manchester United) dhe i them që më pëlqen ajo vajza e veshur me të zeza. Ja ku jemi, ne sot festojmë 21 vjetorin e martesës dhe kemi katër fëmijë bashkë. Faleminderit dhe gëzuar përvjetorin, e dashur”, shkroi David.

Ndërkohë nuk ka vonuar shumë dhe përgjigja e Victoria-s e cila u shpreh:

“Nuk mund të besoj që kanë kaluar 21 vite që kur jemi martuar. Kemi katër fëmijë, o zot sa shumë të qeshura dhe dashuri”.

Sakaq, edhe pse vite më parë është përfolur se çifti po kalonte një periudhe krize dhe ishte në prag të divorcit, sot ata janë më të lumtur se kurrë në krah të njëri-tjetrit.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA