Brazili raporton 1.091 të vdekur nga virusi, Meksika 523
05/07/2020 10:23
Brazili të dielen raportoi 1.091 vdekje nga koronavirusi , ndërsa 523 pacientë të tjerë vdiqën në Meksikë gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i të vdekurve në Brazil arriti në 64.265, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së vendit.
Ndërkaq, 37.923 raste të reja u regjistruan në vendin e Amerikës Latine, duke e shtyrë numrin e përgjithshëm në 1.577.004.
Ndërkohë, numri i të vdekurve në Meksikë u rrit në 30.366, treguan të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.
Numri i të prekurve ka arritur në 252.165, me 6.914 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.
Deri më tani 152.309 pacientë janë shëruar nga virusi në vend.
Meksika konfirmoi rastin e parë me COVID-19 më 28 shkurt dhe vdekjen e parë më 19 mars.
Top Channel