Ndoshta birra ishte pak e ndenjur, pas tre muajsh në fuçi, por për britanikët kjo nuk pati aspak rëndësi mbrëmjen e të shtunës, kur mundën të riktheheshin sërish në pabet e tyre të dashura pas një tjetër zbutjeje të kufizimeve për shkak të koronavirusit.

Kemi tre apo katër muaj që presim këtë ditë- thote Nik, një llogaritar 38 vjecar që ka dalë për një krikëll birrë bashkë me tre shokë të tij për të parën herë që kur gjithçka u mbyll në fund të marsit. Pandemia i ka marrë jetën 44131 personave në Britaninë e madhe, më shumë se kudo tjetër në Evropë. Qeveria po përpiqet të kthejë ekonominë në jetë në atë që është quajtur super e shtuna. Restorantet më në fund u lejuan të hapeshin për klientët dhe berberët po ashtu rimorën gërshërët në duar. Më shumë njerëz mund të mblidhen tani bashkë për pikniqe pa rrezikuar ndëshkim apo paralajmërim nga policia.

Mediat në Britaninë e Madhe, më herët, paralajmëruan ndaj rrezikut që kanoset nga konsumimi i birrës të ndenjur në pabet që u mbyllën me urgjencë, duke sugjeruar se një kriko mund të shijonte më shumë të dielën. Ministri i financave ndërkohë i kërkoi britanikëve të dalin dhe të ndihmojnë duke iu referuar pabeve dhe restoranteve. Por sidoqoftë, siguria është mendim kryesor për shumë njerëz që druajnë se masat e distancimit social mund të harrohen pasi niveli i alkoolit në gjak të rritet në orët e vona të natës.

Nuk dua të vras gëzimin – tha sekretari britanik, Matt Hankok, por virusi mbetet sërish vrasës.

Pabet u mbyllën në të gjithë Britaninë për të parën herë që nga murtaja e madhe në 1665 dhe gëzimi i britanikëve, në rihapjen e tyre, ishte i papërshkrueshëm…

Top Channel