Pagoi 200 mijë franga në formë garancie, lirohet nga burgu pronari i barit ku humbën jetën 40 persona në Zvicër India të shtunën raportoi numrin më të madh të rasteve ditore me 22.772 të infektuar dhe 442 të vdekur nga koronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë të vendit.
Rastet pozitive me koronavirus tani kanë arritur në 648.315, ndërsa 18.655 persona kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi.
Të dhënat e ministrisë zbuluan gjithashtu se 394.227 njerëz janë shëruar nga infeksioni.
Këshilli Indian i Kërkimeve Mjekësore (ICMR) tha se ata kanë testuar mostrat e 9.540.132 personave deri më 3 qershor, me 242.383 teste të kryera të premten.
Shteti perëndimor Maharashtra vazhdon të mbetet shteti më i prekur me 192.990 raste të koronavirusit, ndërsa numri i vdekjeve është rritur në 8.376, me 198 vdekje të tjera në 24 orët e fundit.
Rastet në Tamil Nadu, shteti i radhës më i goditur nga koronavirusi, ka tejakurar 100 mijë raste, me 4.329 infeksione të reja brenda një dite. Numri i vdekjeve ka arritur në 1.385, me 64 vdekje të reja të raportuara brenda një dite, sipas të dhënave zyrtare.
Top Channel