Lecce u mposht me rezultatin 4-2 në transfertën emiliane përballë Sassuolos, humbje kjo që ishte e gjashta në radhë për jugorët, të cilët tashmë e kanë komplikuar tërësisht çështjen e mbijetesës.
Në sfidën e zhvilluar në “Mappei Stadium”, vendasit zhbllokuan sfidën shpejt me anë të sulmuesit Caputo, por reagimi i Lecces ishte mjaft i mirë dhe në minutën e 27’ Luccioni arriti të shënojë e të rikthejë baraspeshën.
Në pjesën e dytë ishte sërish Sassuolo që gjeti golin e avantazhit, me Domenico Berardin që u tregua i saktë nga pika e penalltisë, por vetëm katër minuta më vonë arbitri akordoi 11-metërsh për Leccen që u shndërrua në gol nga Mancosu.
Kur miqtë filluan të hapen dhe të provojnë të gjejnë golin e fitores, nga një aksion i rrezikshëm për Leccen, nisi një kundërsulm i shpejtë i Sassuolos, që gjeti sërish golin e avantazhit, këtë herë me sulmuesin e talentuar Jeremy Boga.
Lecce u hodh edhe një herë në sulm, me shpresën për të riktheyr sërish baraspeshën në rezultat, por turku Muldur shënoi edhe golin e katërt për Sassuolon, duke vulosur fitoren. Me këtë triumf skuadra nga Reggio-Emiglia ngjitet në kuotën e 40 pikëve dhe largohet ndjeshëm nag zona e ftohtë, ndërsa Lecce mbetet në zonën e rënies.
Top Channel