Emrat/ Kokainë dhe heroinë nga Amerika Latine në Holandë, SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së investuar nga trafikantët në Shqipëri

04/07/2020 11:15

Autoritetet Gjyqësore Holandeze, konkretisht Prokuroria e Amsterdamit ka përcjell një kërkesë për ndihmë juridike në të cilën kanë informuar se në Holandë janë duke u hetuar disa shqiptarë për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, dhe për pastrim të produkteve të veprimtarisë veprimtarisë kriminale’.

Sipas këtij dokumenti thuhet se shqiptarët e vënë nën hetim janë Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Wajtaszczyk.

Një pjesë e pasurive të fituara nga aktiviteti kriminal i këtyre personave dyshohet se i kanë transferuar në Shqipëri duke investuar. Sipas letërporosisë nga hetimi i kryer në Holandë ka rezultuar se Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Wajtaszcsyk disa vitesh kanë aktivitet kriminal në kokainë duke e trafikuar atë nga vendet e Amerikës Latine për në portin e Amsterdamit dhe më pas në vendet e tjera të Evropës si Anglia apo Italia.

Gjatë aksioni të policisë këtyre shtetasve u janë sekuestruar një sasi prej 97kg kokainë dhe 16 kg heroinë.

Objekt i kësaj letër porosisë ka qenë verifikimi i pasurisë së këtyre personave në Shqipëri. Në këtë hetim është regjistruar sekuestrim i pasurisë për Ilirjan Memia.

Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se Ilirjan Memia dhe persona të lidhur me të, vëllai i tij Adriatik Memia, si dhe Lindita Memia bashkëshortja e vëllai kanë në Shqipëri disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.

Në përfundim të procesit të verifikimit pasuror, SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme konfiskimin e pasurisë për Adriatik Memia dhe Lindita Memia.

1. Apartament në Linzë 133 m2 me vlerë 83 mijë euro.
2. Garazh 31 m2, me vlerë 15 mijë euro.
3.Arë në Sauk, 430 m2.
4. Makinë Volkswagen me vlerë 15 mijë euro.
5. Makinë Audi 20 mije euro.
6. Rimorkio me vlerë 1200 euro.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA