Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar anëtari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj. Gjatë fjalës së tij Biberaj zbuloi skemën se si do të përzgjidhen kandidatët e Partisë Demokratike për zgjedhje, qoftë ato për deputetë apo për kryetar bashkish. Bieraj tha se komisioni përzgjedhës do të përbëhet nga katër anëtarë dhe dy asistentë të tyre, ndërsa shtoi se anëtarët e komisionit nuk mund të ushtrojnë të drejtën të jenë kandidatë për shkak të konfliktit të interesit.
Denis Dyrnjaja: A është momenti që Partia Demokratike të dalë me grupin e saj që do të qeverisë Shqipërinë. Pra t’i thotë shqiptarëve këta jemi ne, përballë ofertës së Edi Ramës me qeverisjen aktuale. Pra është ky moment, e keni diskutuar këtë moment, a duhet ta dinë njerëzit kush do t’i qeverisë nesër përveç Lulzim Bashës që është kandidat për kryeministër.
Aleksandër Biberaj: Është një kërkesë e drejtë e të gjithë qytetarëve shqiptar. Ne e kemi diskutuar patjetër dhe jemi në procesin e shqyrtimin e kandidatëve, është një proces që do të zgjasë dy ose tre muaj, për listën e kandidatëve për deputet dhe për kryetar bashkish dhe paralelisht do të punohet patjetër edhe për pjesën ekzekutive. Kështu që qytetarët shqiptar do të kenë një qeverie, siç quhet në modelin anglo-sakson, përpara fushatës elektorale.
Denis Dyrnjaja: Doli nëpër media lajmi që Genc Ruli do të kthehet dhe do të merret me përzgjedhjen e kandidatëve dhe do të ketë një ekstra-funksion, qoftë edhe këshillimor.
Aleksandër Biberaj: Do të jetë një komision i përbërë nga pesë personalitete, do të ketë dhe dy asistentë, nuk është formuar akoma. Personalitete mund të jenë prurje të reja por që kanë kontribute në jetën sociale, shoqërore, akademike patjetër. Mund të jenë edhe persona me kontribute në Partinë Demokratike. Duhet të kemi parasysh që këto personalitete që do të jenë pjesë e këtij komisioni nuk do të kandidohem, sepse në momentin që bëhet selektimi i kandidatëve ka konflikt interesi. Do të jetë një komision seleksionues për kandidatët e Partisë Demokratike.
Top Channel