Shtohen divorcet/ Lushnje, në një muaj 40 kërkesa për ndarje në gjykatë

03/07/2020 12:37

Zgjidhjet e martesave ne qytetin e Lushnjes janë rritur ne periudhën e pandemisë. Çiftet që përfunduan ne gjykatë gjatë muajit fundit janë 40.

Sipas avokatit Jurid Sharka ndër shkaqet kryesore janë problemet ekonomike, të ndjekura nga tensionet që shkaktojnë rrjetet sociale, xhelozia dhe përdorimi i alkoolit, etj.

Më se shumti kërkojnë divorc bashkëshortet nga 30 deri ne 40 vjeç, te cilët sapo janë martuar dhe kanë nga një fëmijë. Procesin zakonisht e nis bashkëshortja, thotë avokati.
Statistikat e muajit te fundit sipas tij lënë vend për shqetësim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA