Ndeshja e futbollit, Partizani-Bylis i Ballshit, 1-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin "Selman Stermasi" ne Tirane.

Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet komisionit të Etikes ka filluar grumbullimin e fakteve dhe të dhënave për ndeshjen e parë gjysmëfinale te Kupës së Shqipërisë mes Bylisit dhe Tiranës e zhvilluar në stadiumin e Ballshit “Adush Muça” dhe që përfundoi me shifrat 2-1.

Një ndeshje me episode të dyshimta për të cilat foli pas saj edhe vetë presidenti i skuadrës ‘bardheblu’ Refik Halili.

Nga dje dhe deri sot janë grumbulluar pamjet filmike dhe deklaratat e protagonisteve pas ndeshjes, për fillimin e një hetimi ndaj këtij takimi të shumëpërfolur. Gjithçka i mbetet organeve të drejtësisë sportive të FSHF-s për momentin për të qartësuar sjellje dhe reagime të dyshimta të atij takimi ku vendasit fituan më përmbysje.

Top Channel