Edouard Philippe është larguar nga posti i Kryeministrit, por do të vazhdojë të drejtojë “çështjet aktuale” derisa të emërohet një kabinet i ri, njoftoi të premten zyra e Presidentit Francez.
Presidenti Emmanuel Macron pranoi dorëheqjen e Philippe më herët të Premten, konfirmoi presidenca franceze, sipas Reuters.
Philippe e kishte rritur në nivele të larta popullaritetin e tij pas menaxhimit të suksësshëm që qeveri e tij i bëri pandemisë Covid-19, por shkaqet e lënies së postit ende nuk dihen.
Teksa zgjedhjet presidenciale franceze do të zhvillohen në vitin 2022, kreu i Elysees është duke punuar për formimin e një ekipi të ri qeveritar, që ndoshta do të prezantohet deri të mërkurën 8 Korrik, kur është planifikuar edhe mbledhja e Këshillit të Ministrave.
Kryeministri në largim, i cili mori detyrën në 2017, do të sigurojë, së bashku me anëtarët e qeverisë së tij, “menaxhojë punët aktuale deri në emërimin e qeverisë së re.”
Top Channel