Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka zgjedhur një mënyrë mjaft unike për të uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Pavarësinë.
Në shenjë të miqësisë mes dy popujve, Pallati i Kulturës dhe Akademia e Arteve janë veshur me ngjyrat e flamurit amerikan. “Gëzuar 4 Korrikun miqve tanë amerikanë! ?? ❤️ ??
Për festën e Pavarësisë së SHBA-ve, një vend kaq i dashur për mua ku kalova vitet e paharrueshme të universitetit ?? , kemi ndriçuar me ngjyrat e flamurit amerikan?? Pallatin e Kulturës dhe Akademinë e Arteve, në shenjë mirënjohjeje për miqësinë e madhe historike mes dy popujve tanë?”, shkruan Veliaj.
Menjëherë reagoi dhe ambasadoria amerikane Yuri Kim e cila falenderoi kryebashkiakun Veliaj për këtë urim special.”Faleminderit, kryebashkiakut Erion Veliaj , për këtë ditë të mrekullueshme, shprehje të miqësisë sonë!”, shprehet ambasadorja amerikane.
Top Channel