Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti viziton të premten Shqipërinë, pas ftesës që shefi i ekzekutivit, Edi Rama, i drejtoi gjatë ndalesës së tij të përpara pak ditëve në Prishtinë.
Takimi me Ramën në pallatin e Brigadave do të jetë i pari në ditën e ngjeshur të Hotit; të dy kryeministrit do të zhvillojnë në fund të këtij takimi një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në vazhdim, Hoti do të pritet nga presidenti Ilir Meta, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci, kryebashkiaku I Tiranës, Erion Veliaj si dhe kreu I Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ndalesa e tij vjen në kohën kur politika kosovare u trazua fort prej aktpadisë së paraqitur ndaj presidentit Hashim Thaci, pikërisht atëherë kur ai ishte në përgatitjet e fundit për pjesëmarrjen në takimin e Washingtonit për dialogun Kosovë-Serbi.
Ishte kjo aktakuze që nxiti vizitën e Ramës në Kosovë, ku përcolli mbështetje për vendin ndërsa lëvizjen e Prokurorisë Speciale e quajti të padrejtë dhe një sprovë të natyrës kombëtare.
Top Channel