Ngele me qenin, si s’gjete burrë, kush ia ka sjellë në majë të hundës sipërmarrëses?

02/07/2020 23:11

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte sipërmarrësja Adela Mesiti. Gjatë fjalës së saj në studio, Adela zbuloi se jeton e vetme së bashku me qenin e saj. Pikërisht dhe për këtë shkak nuk mund t’i shpëtojë dot fjalëve të njerëzve, të cilët i thonë që të lë mënjanë qenin dhe se tani ka ardhur koha të gjejë një burrë. Ndërkohë sipërmarrësja sqaroi se për këtë të dytën do të na duhet të presim dhe pak kohë.

“Hëmi u martove, ke bërë fëmijë. Unë jetoj vetëm me qenin tim. Edhe njerëzit shikojnë një tendencë tek unë, shiko të erdhi mosha duhet të martohesh, mos u merr me qenin. Kjo realisht më shqetëson ndonjëherë por më vjen dhe për të qeshur, sepse më duket kaq absurde që në kohëra të tilla njerëzit të rrinë dhe të merren me faktin që unë kam dëshirë për të mbajë një qen dhe nuk kam dëshirë të martohem”, u shpreh Adela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA