Ambasada amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA dhe elementë të opozitës iraniane në Shqipëri Pa treguar emra konkretë prokurorësh, por duke hedhur dyshime te forta ndaj disa prej tyre ministrja e Drejtësisë akuzoi:
“Shqiptaret sot presin përgjigje te shpejta nga prokuroria, pa zvarritje dhe sorollatje me muaj dhe vite , presin qe prokuroria të mos mbyllë sytë përpara veprave penale apo akoma me keq të bëhet pale me kriminelin siç mund të kemi vënë re disa raste kohët e fundit”.
Për te zbatuar rekomandimet e qeverisë se ku duhet fokusuar lufta ndaj kriminalitetit 2020, ministrja mendon se si fillim kërkohen prokurorë te pavarur që do të godasin krimin e organizuar dhe atë me shqetësuesin, korrupsionin. Prokurori i përgjithshëm Olsian Cela replikoi duke i kujtuar ministres se veç garancive te ligjit per pavarësinë e prokurorit duhet te kontribuojnë edhe institucionet.
Kryeprokurori foli troc për mundësitë reale te prokurorëve për ti shndërruar ne veprime konkrete dhe i rekomandoi rekomandueses se qeverisë, te bëhet kujdes për kohën e vonuar dhe mënyrën si jepen këto udhëzime.
“Nuk do te ishim objektive nëse udhëzimet e natyrës se përgjithshme do te realizonin te gjitha pritshmerite ne raport me ate qe mund dhe duhet te bejne prokuroret. Udhëzimnet e kesaj natyre synojne te strukturojne marrëdhëniet ndërinstitucionale, apo çështje te brendshme organizative, por nuk mundet kurrsesi te imponojne vullnete mbi zgjidhje te çështjeve konkrete, pasi do te cenonin pavaresine e prokuroreve”.
Duke treguar kufijtë ku ndahen pushtetet, kryeprokurori përmendi se vetë ligjvënësi i ka dhënë rol primar gjyqtarit paraprak qe vendos mbi fatin e hetimeve. “Kjo situatë ka sjellë dualitet”, denoncoi prokurori i përgjithshëm. Sipas tij gjyqtari paraprak ka marrë super fuqi dhe asnjë përgjegjësi.
Teksa ne rekomandimet për luftën ndaj kriminalitetit kërkohet seriozitet ne hetimin e te korruptuarëve dhe sekuestrimit te pasurive te tyre, Olsian Cela përmendi harresën e ligjbërësve për te parashikuar se si numri një i akuzës do i përcjellë këto kërkesa tek SPAK. /Anila Hoxha/
Top Channel