‘Je shërbëtor i Edi Ramës’- plas debati në Open mes Carlo Bolinos dhe Edi Palokës

02/07/2020 21:56

Në Open në Top Channel po diskutohet për Partinë Demokratike dhe hapjen që ajo ka nisur, ku në media është artikulua si një hapje e dytë.

Për të folur për këtë hapje dhe sfidat e PD-së është i ftuar nën-kryetari Edi Paloka.

Një debat i fortë u zhvillua mes Carlo Bolinos dhe Edi Palokës. Debati nisi kur Bolino tha se hapja e PD-së është një fasadë propagandistike, ku ndryshon shumë nga hapja e 2005-sës.

Pjesë nga debati:

Bolino: Bie dakord me Bushatin. Ka një ndryshim nga hapja e PD-së në 2005.

Paloka: Nuk e pranoj nga ti këtë. Je një person që mbron një mashtrues.

Bolino: Unë jam gazetar i lirë dhe kështu kam qenë gjithmonë.

Paloka: Do keni një fund si të Ramës edhe ju që i shërbeni atij.

Bolino: Nuk i shërbej askujt. Jeni ju ai që jeni lëpirë pas shefit tuaj. Kjo është hapja e PD-së duke krijuar armiq.

Paloka: Kam punuar për 10 vite si gazetar te Rilindja Demokratike. Ma gjej një shkrim që tregon se I lëpihem Sali Berishës. Jam në PD se jam njeri i lirë. Carloja ti kthejë shqiptarëve lekët që ka marrë nga Edi Rama.

Paloka-Një njeri që ka pranuar listat me hajdutë kritikon hapjen e PD.

Bolino-Ma trego me raste konkrete.

Paloka-Që të gjykohet PD nga njerëz që i bëjnë fresk Ramës me listat me kriminele dhe thojnë që PD nuk qeka e demokratizuar. Bushatit ia pranoj por ty jo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA