Partia Demokratike prej disa ditësh po zhvillon takime me qytetarët duke nisur fushatën e saj.
Në media ka qarkullon lajmi se Partia Demokratike ka bërë një hapje të dytë duke afruar persona që ishin larguar më herët, ku si shembull është Genc Ruli.
Për të folur për këtë hapje është i ftuar në Open në Top Channel nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka. Paloka tha Partia Demokratike ka qenë gjithmonë e hapur.
“Genc Ruli nuk është afruar. Ai është pjesë e PD-së. Ruli ka qenë në PD gjithmonë, edhe pse nuk ka dalë në televizor”- tha Paloka.
Po Jozefina Topalli?- e pyeti Eni Vasili.
‘Jozefina Topalli është pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së me urdhër të Bashës. Ka zëra kundërshtarë që kanë thënë se për tu afruar ata duhet të ikë Lul Basha. Kjo është e vështirë të ndodhi’- tha Paloka.
Top Channel