Agjenda politike është duke mbajtur peng pakon për rimëkëmbjen ekonomike në Kosovë.
Për këtë përfaqësues të bizneseve janë bërë bashkë për të ngritur alarmin për rishikim sa më të shpejt të buxhetit dhe implementim të pakos.
Sipas tyre nëse shteti nuk fillon shpejt ndihmën financiare ndaj bizneseve, atëherë rënia ekonomike do të shkoj në variantin më pesimist të parashikimit prej -10 për qind.
Përveç gastronomisë e transportit si ndër sektorët më të dëmtuar nga pandemia, ndikim ka filluar të ketë edhe në sektorin e shitjes me pakicë, prodhimit e ndërtimit.
Si rrjedhojë të gjithë këta sektorë kanë filluar edhe reduktimin e numrit të punëtorëve.
Pakoja për rimëkëmbjen ekonomike është paraparë të jetë në vlerë të 400 milionë eurove, para të cilat do të merren nga buxheti i shtetit përmes rishikimit të buxhetit për vitin 2020, duke i ridestinohen paratë publike nga projekte të caktuara në fondin për rimëkëmbje.
Top Channel