Mbeturinat nga elektronika i tejkaluan 50 milionë tonë në vitin 2019, duke u shtuar me 20% në pesë vjet, paralajmëroi sot OKB-ja.
“Vetëm 17% e 53 milionë tonë mbeturinave nga elektronika e konsumatorit, telefona, kompjuterë, pajisje shtëpiake ose makina, riciklohen”, shkruan OKB në raportin e saj vjetor për këtë temë.
“Mbeturinat e paricikluara përmbajnë ar, argjend, bakër, platin dhe minerale të cilat, për këtë arsye, duhet të shfrytëzohen për të prodhuar pajisje të reja. Ato, gjithashtu, përmbajnë substanca toksike të rrezikshme për shëndetin e njeriut”, paralajmëron raporti.
Sipas OKB-së, dalja e planifikuar nga përdorimi dhe nivelet e ulëta të riciklimit e rëndojnë edhe më tepër këtë problem, që është kryesor tani për tani përsa i përket mbeturinave. /Atsh/
Top Channel