Shfaqja e parë pas pandemisë/ “Testamenti i ri”, komedia franceze e viteve ‘30

30/06/2020 19:58

« Testamenti i ri » një komedi franceze e shkruar që në vitet ‘30 duket shumë aktuale për shoqërinë e sotme shqiptare duke marrë parasysh dhe mesazhet e forta të cilat ajo përcjell.

Do të vendoset në skenën e Teatër Kame shumë shpejt. Këtë të premte. Pranë meje kam një ndër protagonistët, aktorin Viktor Zhusti.

Dua të di pak rreth rolit tuaj. Është mjeku rreth të cilit sillet e gjithë ngjarja.

Viktor Zhusti: Le të themi fillimisht dy fjalë që kjo është shfaqja e parë teatrale që zhvillohet pas një periudhe të gjatë mbylljeje dhe izolimi. Në një skenë të hapur me spektatorë, duke ruajtur distancën sociale. Është inisiativa e teatër park Kame.

Le të flasim pak tani për testamentin e ri..

Viktor Zhusti: « Testameti i ri » është një dramë shkruar në vitet ‘30 të shekullit të kaluar, por askush nuk mund të mendojë që kjo dramë nuk është shkruar në ditët tona dje mesazhi që përcjell janë mesazhe që i takojnë një kohe të kaluar. Hipokrizia që sundon në marrëdhënie familjare dhe shoqërorë. Një mjek i cili ka familjen e vet, një familje të krijuar para 20 vitesh. Me një rreth shoqëror tepër të zgjedhur të cilët kanë problemet e tyre. Harton këtë testament. Të cilin e ka në një xhaketë që papritur vjen në shtëpi, xhaketa me një zarf brenda. Këtu fillon shfaqja e gjitha. Shfaqja nuk ka për mision të bëjë moralizime.

Le t’i hedhim një sy këtij ambienti të mrekullueshëm.

Viktor Zhusti: Duhet të shpreh një mirënjohje të veçantë dhe falenderim për dr e Teatrit të Korçës, Zamira Kita dhe të gjithë trupën e aktorëve. Një shfaqe e bërë me shumë kujdes dhe dashuri nga regjisori Gezim Kame. Dhe me shumë jetë dhe vërtetësi.
Mezi presim t’ju shohim të premten, duke ju uruar shumë suksese të gjithëve ju! /Jetona Kocibelli/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA