Rolling Stones kundër Donald Trump: presidenti amerikan akuzohet se ka përdorur në tubimet e tij këngë të grupit, pavarësisht mendimit kundër të Mick Jagger dhe pjesëtarëve të tjerë.
Rolling Stones kanë thënë se ekipi i tyre ligjor po punon me organizatën për të drejtat muzikore BMI për të ndërprerë përdorimin e materialeve në fushatën për rizgjedhjen e Trump-it.
“Përdorimi i paautorizuar i këngëve të tyre do të përbëjë një shkelje të të drejtës së autorit. Kështu grupi kërcënon me aksione ligjore dhe revoltohet me presidentin. Nëse Donald Trump nuk do ta dëgjojë këtë paralajmërim do të përballet me një padi ligjore për shkelje të embargos dhe riprodhim të paautorizuar të muzikës”, thonë Rolling Stones.
Presidenti amerikan ka përdorur këngën “You Can’t Always Get What You Want” në tubimin e fundit të tij në Trulsa të Oklahomës. Kënga ishte dëgjuar edhe gjatë fushatës për zgjedhjet e 2-16 dhe që atëherë, grupi anglez kishte sqaruar në një postim në Twitter se “Rolling Stones nuk mbështesin Trump”.
Tani, ekipi i tyre i avokatëve ka kontaktuar agjencinë që merret me të drejtat muzikore për të bllokuar shfrytëzimin e paautorizuar të muzikës së tyre pasi kërkesa të mëparshme janë injoruar. Mik Jagger dhe shokët e tij nuk janë të vetmet yje roku që nuk pëlqejnë lidhjen e krijimeve të tyre me Trump. Disa javë më parë, familja e Tom Petty, i kishte kërkuar zyrtarisht ekipit të fushatës të mos përdorin më këngët e tij, pasi “I won’t back down” ishte përdorur po në Tulsa.
“Nuk do të kishte dashur kurrë që një këngë e tij të përdorej për një fushatë urrejtjeje”, kishte shkruar në Twitter familja e muzikantit që u nda nga jeta në 2017, në moshën 66-vjeçare.
Top Channel