TIRANË- Armand Koçerri është dënuar me 15 vite burg. Por dënimi i tij me aplikimin e gjykimit të shkurtuar ka zbritur në 10 vite burg.
Vendimi është dhënë nga trupa gjyqësore e përbërë nga Bib Ndreca, Sandër Simoni dhe Erjon Bani. Gjykata e Posaçme e shkallës së parë deklaroi se shpenzimet gjyqësore të këtij procesi prej 100 mijë lekësh do të paguhen solidarisht nga Arman Koçerri, Moisi Habilaj dhe Nazër Seitaj.
Armand Koçerri sipas gjykatës duhet ta vuajë dënimin në një gjykatë të sigurisë së zakonshme dhe llogaritja e dënimit të nis që në 2017 atëherë kur ai u arrestua.
Gjykata tha se materialet dhe CD e përgjimeve nuk duhet të asgjësohen, por duhet të qëndrojnë të sekuestruar për llogari të proceseve të bashkëlidhura. Ndërkohë Armand Koçerri nuk ishte i pranishëm në sallë.
Shtëpia e Koçerrit në Babicë të Vlorës është përdorur si magazinë hashashi, sikurse u konstatua edhe pas përgjimeve ndaj Habilajve, kur policia sekuestroi gati katër tonë lëndë narkotike. Në këtë kuptim thanë prokurorët, i dyshuari ka ndihmuar grupin kriminal të Habilajve për të trafikuar kanabis drejt Italisë.
Përveç bllokimit te ngarkesës e cila u zbulua ne kulmin e hetimeve qe po kryheshin ndaj Habilajve, akuza solli si elemente plotësues edhe përgjimet telefonike.
Top Channel