Aksident në Lezhë, përfshihen tre automjete. Dy persona dërgohen në spital
					 29/06/2020 21:57					
				
				Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë- Shëngjin. Tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë janë plagosur 2 drejtues të automjeteve të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për shkaqet e këtij aksidenti.
Top Channel