Grupet e të drejtave të kafshëve në Itali i kanë bërë thirrje autoriteteve të tërheqin urdhrin për ekzekutimin e një ariu që sulmoi at e bir gjatë një shëtitjeje në një rezervat të Trentinos.
Fabio Misseroni, 59 vjec dhe i biri Christian ishin duke ecur, kur kafsha i sulmoi. Ariu kafshoi në fillim këmbën e Christianit; i ati u hodh të ndihmonte të birin duke e goditur ariun në kurriz. Kaq mjaftoi që ai të kthehej duke e kafshuar 59 vjecarin, ndërsa I theu këmbën në tre vende.
Djali vazhdonte gjatë kësaj kohe të bërtiste e të bënte zhurmë në përpjekje për t`i tërhequr ariut vëmendjen. Më në fund ia doli ta bënte të largohej. Rregullat e Instituti italian të Mbrojtjes Mjedisore parashikojnë eliminimin e të gjithë arinjve që sulmojnë njerëzit.
Pas sulmit, kreu i rajonit të Trentinos, Maurizio Fugatti firmosi urdhrin për kapjen dhe ekzekutimin e ariut që do të identifikohet nga gjurmët e pështymës dhe gëzofit të lëna në rrobat e viktimave të tij. por deri tani më shumë se 17.000 persona kanë nënshkruar një peticion për shpëtimin e kafshës, dhe vetë Christian ka kërkuar që ariu të mos vritet.
Top Channel