Antoneta i dha fund takimeve të saj me Lulzimin. Javën e kaluar, Antoneta tha se Lulzimin e shikon vetëm si shok, ndërsa i dha një mundësi reale Anduelit, për të cilin pritet të marrë një vendim final në përfundim të emisionit të sotëm.

Mirëpo, Antoneta zbuloi se për vendimin që mori për Lulzimin është kritikuar nga shumë ndjekës në rrjete sociale. Gjatë fjalës së saj në studio, ajo zbuloi se në çfarë pike ishte marrëdhënia e saj me Lulzimin, por edhe reagimet që ka marrë gjatë javës së fundit.

“Jo thjesht kritika ishin edhe një pjesë e madhe shumë ofenduese dhe një pjesë ishin sikur më urrenin. Kjo ishte një gjë që mua më habiti sepse prisja një feedback negative, por jo në këtë pikë. Unë bëra një zgjedhje që do të mërzisja shumë persona. Unë nëse do të doja dashurinë më të madhe të publikut do të filloja me Lulzimin. Pjesa që më habiti ishte sikur unë jam lidhur me Lulzimin dhe kam bërë diçka të keqe. Unë e kuptova që nuk përputhesha me të dhe e mbylla. Për hir të vërtetës vizualisht me Lulzimin ngjanim këndshëm. Por unë jam me këtë ide, ne këtu nuk jemi të zgjedhim një çift skulpturash dhe duhet të jemi mirë. Unë dola në konkluzionin që ai nuk është i përshtatshëm për mua. Kam pasur dhe shumë komente pozitive. Një pjesë thoshte që më mirë me Anduelin sepse dhe ai ka fansat e tij. Unë nuk pendohem për zgjedhjet që kam bërë sepse dua të jem reale dhe kjo është një pjesë shumë e rëndësishme për mua”, u shpreh Antoneta.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA