Ç’ka ndodhur me personazhet më të spikatur pas shfaqjes në “Dua të të bëj të lumtur”? / Rrëfehen protagonistët duke treguar prapaskenat e historive të tyre

27/06/2020 22:30

Programi “Dua të të bëj të lumtur” siç ishte lajmëruar disa ditë më parë nga vetë moderatorja Arbana Osmani dhe nga promoja që është shfaqur këto ditë në rrjetet sociale, uli këtë mbrëmje siparin e sezonit të katërt.

Përgjatë këtyre muajve e gjithë bota dhe vendi ynë ka qenë në ‘luftë’ me Covid-19, por pavarësisht kësaj programi vazhdoi të na emocionojë me histori nga më të ndryshmet duke na mbajtur të “gozhduar” përpara ekranit.

Edhe këtë sezon në puntatën e fundit ishin të ftuar personazhet e historive më të spikatura që ngjallën diskutime dhe që na dhuruan shumë emocione duke na njohur me një shoqëri e cila është në ndryshim të vazhdueshëm çdo ditë. Personazhet nuk kishin ardhur për të surprizuar të afërmit ose njerëzit e tyre të dashur, por për të ndarë me ne se çfarë kishte ndodhur me ta pas transmetimit të historive.

Personazhet rrëfyen se falë programit jeta e tyre kishte marrë një rrjedhë tjetër. Pas bërjes publike së historive disa prej tyre kishin pasur një mbështetje të madhe morale, por kishte dhe nga ata që vazhdonin të paragjykoheshin për zgjedhjet e tyre.Secili prej personazheve ishin të shoqëruar nga gazetarët e programit që kishin trajtuar historitë e tyre duke na treguar prapaskenat kur ishin njohur me ta dhe se çfarë kishte ndodhur më pas.

Edhe këtë vit “Dua të të bëj të lumur” theu rekordet e shikueshmërisë duke u bërë një nga programet më të ndjekur në ekranet shqiptare dhe më të klikuarin në rrjetet sociale. Disa nga momentet kur emisioni kaloi çdo pritshmëri ishin takimet e djemve për herë të parë me nënat e tyre pas mbi 40 vitesh, djali që kërkonte të lidhej me vajzën që kishte njohur në facebook dhe historia e vajzës që i kërkonte falje nënës së saj, si dhe shumë të tjera.

FOTO GALERI
9/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA