Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mbërri me avion charter në Tiranë.

Ai është kthyer nga Viena ku qëndroi disa ditë pasi ndaj tij u ngrit akuza për vrasjen e mbi 100 personave shqiptarë, serbë, romë dhe kundërshtarë politikë.

Hashim Thaçi tre ditë më parë ishte nisur drejt Shteteve te Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në takimin që ishte planifikuar atje së bashku me Presidentin serb Vuçiç.

Por ndërsa ndodhej në avion në rrugën nga Tirana në Vienë ndaj Thaçit është ngritur akuza nga prokurorët e Hagës. Kjo e detyroi Presidentin që të ndërpriste udhëtimin dhe të vendoste kthimin në Kosovë, por vetëm pas tre ditësh ai mbërriti në Tiranë për të udhëtuar më pas drejt Kosovës.

Pak më herët mbërritjes në Tiranë ai pati një reagim të shkurtër kur tha se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/06/26/aktakuzat-nga-prokuroria-e-hages-reagon-thaci-askush-nuk-mund-ta-rishkruaje-historine-e-kosoves/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA