Miratohet në Këshillin Bashkiak të Durrësit lista me 6257 përfituesit e grantit për rikonstruksion, ndërsa të pakualifikuarve u njihet e drejta e ankimimit brenda një afati 7 ditor nga shpallja e vendimit të këshillit bashkiak.
Këshilli Bashkiak e miratoi listën në një mbledhje të jashtëzakonshme të zhvilluar sot, ndërsa një ditë më parë miratoi prishjen e 19 godinave të dëmtuara nga tërmeti kryesisht në njësitë administrative të Sukthit e Manzës.
Lista për dhënien e ndihmës financiare i përket familjeve të dëmtuara rëndë apo më lehtë nga tërmeti i 26 nëntorit, banesat e të cilëve kanë nevojë për rikonstruksion e riparime dhe nuk duhen ndërtuar nga e para.
Ato janë vlerësuar me dëm në nivelet DS1-DS3.
Top Channel