Tre raste të reja me koronavirus në Fier/ I riu infektoi nënën, vëllanë dhe kushëririn
26/06/2020 10:41
Tre raste të reja rezultuan me Covid-19 në Fier.
Mësohet se dy prej tyre gjenden në Fier dhe një në Roskovec.
Dy rastet e Fierit janë saktësisht nëna dhe vëllai i të riut në lagjjen “1 Maji”, i cili rezultoi i infektuar para dy ditësh, i ardhur nga Anglia.
Po kështu pozitiv është edhe kushëriri i tij 17-vjeçar në Suk të Roskovecit, që e kishte takuar ditë më parë. Ndërsa dje 2 rastet në Fier ishin një mësuese në lagjen “15 Tetori” dhe gruaja e të moshuarit në lagjen “8 Shkurti”. Mësuesja nuk dihet nga e ka marrë virusin.
Top Channel