Protestë për aksionin e IKMT-së/ Bizneset e Zvërnecit kundër shembjeve
26/06/2020 12:25
Përfaqësuesit e rreth 40 bizneseve në Zvërnec, kryesisht bare dhe restorante në plazhe protestuan para bashkisë së Vlorës pas urdhrit të IKMT-së për të shembur ndërtesat ku ata ushtrojnë aktivitetet.
Ata janë lajmëruar që deri të hënën kanë afat për të çmontuar pajisjet dhe për të hequr orenditë.
Përfaqësuesit e bizneseve shprehen se nëse nuk gjejnë zgjidhje ditën e hënë do të kundërshtojnë forcat e IKMT-së për shembjen e objekteve të tyre. Ata theksojnë se shembjet në fillimsezoni janë tendencioze nga ana e shtetit për të dëmtuar biznesin.
Top Channel