“Po vjen Trump”/ Publicisti Frrok Çupi prezanton librin e ri në Elbasan

26/06/2020 12:36

Publicisti Frrok Çupi ka prezantuar në Elbasan librin e tij “Po vjen Trump”.

Një diskutim mbi figurën e presidentin amerikan, ideologjikë e tij dhe marrëdhëniet me botën janë zhvilluar mes të ftuarve dhe intelektualëve të pranishëm. Por pse ishte ky personazh interesant për Frrok Çupin dhe ç’lidhje ka Trumpi me Shqipërinë?

Duket se i pari libër shqiptar për presidentin amerikan ka zgjuar interesin edhe të ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim, e cila ka pritur në një takim Frrok Çupin.

“Trump nuk është Zoti” ishte fragmenti që tërhoqi fort vëmendjen e publikut, i cili mes rreshtave përpiqej të kuptonte qëndrimin e autorit ndaj presidentit të Amerikës.

Teksa prezantoi librin e tij, Frrok Çupi vuri në dukje se ideologjia e Trumpit tashmë ka hyrë mes njerëzimit në shumë vende të botës dhe nuk do të mund të çrrënjoset edhe në rast të largimit të presidentit amerikan nga posti.

Top Channel