Pas izolimit vjen i nxehti, temperaturat në Europë deri në 41 gradë celsius

26/06/2020 01:24

Vetëm pak ditë pasi izolimet u mbyllën dhe kufizimet e udhëtimeve në Evropë u hoqën, shumë evropian kanë zgjedhur sërish të qëndrojnë në shtëpi për tu freskuar pasi një valë të nxehti goditi kontinentin me temperatura që po shkojnë drejt 40 gradëve celcius.

Në disa zona madje, mërkuri në termometër është ngritur deri në 41 gradë celcius, si në Sevilje, në Spanjën Jugore ku njerëzit shiheshin të freskoheshin nëpër shatërvanë apo të zhyteshin në ujërat e lumit Guadalquivir.

Në zona të tjera jugore dhe perëndimore të Spanjës, temperaturat janë luhatur rreth 40 gradëve që nga e diela dhe nëntë rajone të vendit tani janë vendosur në alarm për shkak të të nxehtit që ekspertët thonë se do të zbutet pak vetëm në fundjavë.

Edhe Franca ka përjetuar valën e parë të të nxehtit me temperaturat e larta që do të zgjasin deri në fundjavë po ashtu, ndërsa Britania e Madhe po përgatitet për një fluks vizitorësh në plazhet e saj me të nxehtin që do të fillojë të zbutet pas të premtes. “Harrojeni Ibizën…është më nxehtë këtu”, shkruante Daily Express ndërsa ekspertët i kërkonin njerëzve të tregonin kujdes për familjarët apo fqinjët e moshuar, veçanërisht ata që jetojnë të vetëm apo në izolim për shkak të virusit.

Edhe në vendet nordike priten temperatura mbi 30 gradë celcius këtë javë me zyrtarët suedezë që kanë paralajmëruar për rrezikun e zjarreve në pyje. Pavarësisht të nxehtit, autoritetet këshillojnë njerëzit të mos përdorin freskueset pasi ato mund të qarkullojnë në ajër virusin por këshillojnë ajrin e kondicionuar apo mjete të tjera për hije, për të mbrojtur të moshuarit që përveë Covidit tani rrezikohen edhe nga i nxehti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA