
Ky është momenti sa i dhimbshëm dhe qesharak kur një tifoz i Liverpool i veshur vetëm me një bikini të vogël të kuq, bie nga shkalla ku kishte hipur teksa festonte titullin e Premierligës që skuadra e tij siguroi mbrëmë.
Në videon virale që është shikuar më shumë se 100 000 herë shihet tifozi i dehur nga gëzimi dhe ndoshta edhe nga substancat, që ngjitet në shkallën e mbështetur pas një shtylle për të valëvituar flamurin e skuadrës së tij.
Ai dëgjohet që këndon himnin e Freddie Mercury “We Are The Champions”.
Por teksa burri valëvit flamurin para turmave ai humbet kapjen e tij te shkalla dhe bie prej saj megjithë flamurin e Liverpool.
Personi që shpërndau videon tha se tifozi entuziast nuk kishte pësuar dëme nga rënia e tij.
Pas humbjes së ndjekësit të titullit Manchester City mbrëmë, mijëra tifozë dolën në rrugë në Liverpool për të festuar titullin e parë të kampionatit vendas pas 30 vjetësh.
Top Channel