Meta për Thaçin dhe Veselin: Do ta përballojnë me dinjitet këtë sfidë

26/06/2020 13:12

Presidenti Ilir Meta komentoi dhe aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit të cilët akuzohen për vrasjen e mbi 100 personave shqiptarë, serbë, romë dhe kundërshtarë politikë.

Meta tha se ka komunikuar me Thaçin dhe Veselin dhe u shpreh se ata kanë të gjithë qetësinë për të përballuar me dinjitet këtë sfidë.

“Nuk është momenti të merremi me drejtësinë ndërkombëtare , miratimi i kësaj gjykate ka qenë një akt i sforcuar dhe e dimë këtë nga të gjithë faktorët që ai është shtyrë , ku në radhë të parë është vetë pala që shkaktoi gjenocodin dhe s’pranon realitetin e ri, si shteti i ri i Kosovës.
Drejtuesit e UCK i kanë fituar betejat me drejtësinë ndërkombëtare dhe e dimë shumë mirë kush është pala që është dënuar më shumë dhe kush nuk është dënuar.

Është momenti për unitet urtësi në Shqipëri dhe Kosovë, mos të ushqejmë mos besim ndaj aleatëve tanë. Kam patur komunikim dhe me Thacin dhe Veselin, jam i bindur që kanë të gjithë qetësin për të përballuar me dinjitet këtë sfidë”, tha Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA