“You’re hard to find a lucky to have”, “I vështirë për t’u gjetur dhe me fat kush të ka”. Këtë slogan kishte të shkruar në bluzë Lulzimi i “PërPuthen”, i cili u shpreh në emisionin “Shqipëria Live”, se është një mesazh i qartë për Antonetën. Antoneta dhe Luzlimi zhvilluan disa takime së bashku në emision dhe ai ishte njëri nga djemtë që ajo kishte një pëlqim.
Mirëpo së fundmi Antoneta deklaroi se pëlqimi ndaj tij është venitur dhe e shikon vetëm si shok, ndërsa shtoi se një mundësi reale për të krijuar një lidhje me të ka Andueli.
Sakaq, gjatë fjalës së tij në studio, Lulzimi tha se ka qenë shumë i stresuar për shkak se përfundoi “PërPuthen” dhe prej saj nuk u largua çift. Më tej shtoi se shumë familje kanë qarë se përse ai nuk përfundoi me Antonetën.
“Javën e fundit kam qenë shumë me stres, pasi përfundova PërPuthen dhe dola beqar prej saj. Kanë qarë shumë familje kur dola i vetëm nga emisioni”, tha Lulzimi.
Top Channel