Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, foli i revoltuar dhe i prekur pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të rikthyer në pikën zero procesin ndaj tij.

“Ika dhe nga deputetllëku vetëm për t’u përballur me drejtësinë si qytetar. Ja ka vlejtur gjithmonë që të përballem si qytetar, jo si ato vemjet e tjera. Unë jam përballur si qytetar. As më shkon në mend t’i shkoj me gjykim të shkurtuar këtij procesi, por me prova e gjithçka.

Po ju them që jam i dedikuar për këtë proces, është jeta ime, nuk është një pikë në agjendë. Është jeta ime dhe pa asnjë diskutim do gjejë një mënyrë për ta përballë siç duhet, siç e kam bërë gjithmonë. Më mbajnë këmbët e mia, kokën e kam te supet e mia.

Jua garantoi që kam luftuar më shumë se gjithë të tjerët të marrë bashkë. E vetmja gjë që i kam vënë pikëpyetje vetes është se a duhet të ishim aq transparent me rezultatet apo t’i fshinim. Unë zgjodha rrugën të thoja të vërtetën. Do ketë një kohë që të flas edhe politikisht.

I pyetur se “Çfarë ka bërë ai në 4 vjet si ministër, që të gjithë po e sulmojnë”?, ish-ministri u shpreh se “I jepni ju dot shpjegim pse zvarritet procesi ka 3 vjet? Jam sërish kampion”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA