“Ishin të papritura”/ Detajet për dy pacientët që humbën jetën te Infektivi: Njëri ishte përmirësuar pas 15 ditësh, por…

26/06/2020 10:41

Dy humbjet e jetës kanë qenë të papritura, kështu tha sot Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik për dy pacientët që humbën betejën me covid-19.

Një 76 vjeçar nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pasi ishte përmirësuar pas 15 ditësh trajtim, ka pësuar tromboemboli pulmorare.

Dhe një 54 vjeçar në gjendje të rëndë, me insuficencë renale, ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 87 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/06/26/rendohet-situata-nga-covid-19-ministria-e-shendetesise-dy-viktima-ne-24-oret-e-fundit-ishin-te-papritura/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA