Në Open në Top Channel vazhdon të diskutohet për aktakuzat e bëra nga Prokuroria Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
A është Hashim Thaçi një ‘kriminel’ që ka bërë krime ndaj njerëzimit apo është heroi i UÇK-së?- ishte pyetja që u shtrua për panelistët.
Publicisti nga Kosova, Enver Robelli tha se nuk mund të jepet një përgjigje pa dhënë vendimin Gjykata Speciale. “ I mbështesim apo jo vendimet dhe qëndrimet e Thaçit, pyetja merr përgjigje vetëm kur të dalë vendimi përfundimtar i Gjykatës Speciale”- tha Robelli.
Ndërsa analisti Andi Bushati tha se mund të jesh hero në luftë dhe kriminel në kohë paqeje. “ Nuk ka kudërshtim në këtë pyetje. Mund të jesh hero në kohë lufte dhe mund të sillesh si kriminel dhe bandit në kohë paqeje. Profesor Milo e di shumë mirë për çfarë e kam fjalën”- tha Bushati.
Top Channel