Një djalë dy-vjeçar ka vdekur nga mbidoza e heroinës kur nëna e tij pretendon se i kishte dhënë mjekim për trajtimin e grupit.
Devin Blount kishte vdekur në shtëpinë e tij në Pensacola, Florida, në prill, ndërsa nëna e tij Rosemary Freeney u arrestua kësaj jave dhe u akuzua për vrasje nga pakujdesia.
Freeney u tha hetuesve se i dha Devin Tylenol një shurup kolle me shije frutash natën para vdekjes për të qetësuar temperaturën e tij, por e gjeti atë pa ndjenja mëngjesin e nesërm.
Hetuesit kishin gjetur një qese me 42 gramë heroinë pranë disa peshoreve të vogla në shtëpinë e Freeney. Më vonë autopsia zbuloi se foshnja fatkeqe kishte vdekur nga ‘intoksikim i rëndë prej heroinës’, edhe pse nuk është e qartë nëse ai e kishte marrë substancën aksidentalisht apo i ishte dhënë nga mamaja e tij.
Freeney pretendonte se një miku i saj i quajtur Chuck po qëndronte me të natën që Devin vdiq, dhe thoshte se droga mund të ketë qenë e tij.
Babai i Devin, Trerideon Blount, i cili jeton në shtëpinë ku vdiq i vogli, u akuzua fillimisht për zotërimin e drogës por tashmë është shtuar dhe akuza e vrasjes nga pakujdesia.
Çifti po mbahet në burgun e Escambia County në pritje të gjyqit.
Top Channel