
29/04 11:05
E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte dietologia e njohur Blerina Bombaj.
Dietologia zbuloi se numrin e saj të telefonit e ka publik në rrjete sociale dhe për këtë arsye telefonatat në drejtim të saj janë të shumta. Madje ajo rrëfeu se ka persona të panjohur që e telefonojnë në 11 të natës dhe shumica prej tyre janë meshkuj.
Blerina thotë se bashkëshorti ka dëshirë t’i përgjigjet këtyre telefonatave, ndërsa ajo tenton me shpejtësi që të fikë telefonin.
Top Channel