Blerjet online janë argëtuese, të rehatshme dhe nuk të marrin shumë kohë. Vetëm me një klik ju mund të porosisni produkte nga më të ndryshmet, nga veshjet e deri te orenditë shtëpiake.
Por ndodh që nga blerjet online edhe të zhgënjehemi! Ndonjëherë nuk kemi lexuar mirë përshkrimin e produktit e në shumicën e rasteve thjesht reklama është një gënjeshtër e madhe.
E kush nuk do të mësojë nga gabimet e të tjerëve? “Bored Panda” ka mbledhur një listë të fotografive ku tregojnë dështimet më qesharake nga blerjet e bëra online. Nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, por gjithmonë imazhet e postuara online janë kaq të veçanta, që të bëjnë të reflektosh e të mendohesh dy herë para se të porosisësh diçka për të blerë në internet.
Top Channel