Ylli 35-vjeçar duket ndryshe në fytyrë në çdo foto që publikon, përgjigja ‘pikante’ që i kthen komentuesit (FOTO)

25/06/2020 20:47

Pak kohë më parë, Khloe Kardashian, mori vëmendjen e të gjithëve teksa në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, u shfaq shumë ndryshe në fytyrë. Madje ndjekësit e saj të shumtë e patën të vështirë që ta njihnin.

E nuk munguan akuzat se 35-vjeçarja mund të kishte përdorur “photoshop” dhe e pyetën se pse dukej ndryshe në të gjitha fotot e saj. Khloe nuk qëndroi në heshtje dhe vendosi që t’u kthente përgjigje fansave.

“Nga transplanti i përjavshëm i fytyrës, dihet”-u përgjigj Khloe me ironi, mirëpo duket se “transplanti” s’paska mbaruar ende.

Në rrjet po qarkullon sërish një foto e yllit televiziv, e cila shfaqet së bashku me të bijën, True. Edhe kësaj radhe, 35-vjeçarja ka marrë gjithë vëmendjen me fytyrën e saj “dukshëm të modifikuar”, siç thonë fansat e saj.

Madje disa ndjekës mendojnë se ylli i “Keeping Up With The Kardashian” ende nuk e ka gjetur fytyrën e duhur për ta pasur në çdo foto të saj.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA