Vrasja e dyfishtë e Laçit/ Dalin para gjykatës mjekët që mjekuan autorin
25/06/2020 14:31
Dy mjekët që mjekonin ilegalisht autorin e vrasjes së Laçit në një klinikë private në Tiranë do të dalin sot para gjykatës. Ata akuzohen për mos kallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Eduart Lama është autori kryesor për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Markut më 30 maj në Kurbin të Laçit.
Ai u kap më herët në një klinikë private në Tiranë duke mjekuar plagën e marrë në këmbë si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, mbrëmjen e 30 majit.
Policia bën me dijeni se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe tre bashkëpunëtorët në vrasje.
4 persona të maskuar si policë natën e 30 majit vranë Paulin Markun dhe Bujar Likën në hotelin e Ari Allamanit në Laç.
Top Channel