Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje jashtë radhe me mjete të komunikimit elektronik dhe ka miratuar vendimin për shembjen e 19 pallateve në qytetin bregdetar, të cilët u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.
Pallatet janë në njësitë administrative Sukth, Manëz, Ishëm, Rrashbull dhe njësinë administrative nr.4 Durrës.
Vendimet e marra nga Këshilli Bashkiak Durrës:
1- Miratimi i kontratës tip për përfitimin nga grantet e rikonstruksionit për individët ose familjet e dëmtuara nga tërmeti i datës 26.11.2019 me nivel dëmi DS1-DS2-DS3.
2-Vijimi i proçedurave të prishjes së detyruar të 12 pallateve të ndodhura në njësitë administrative Sukth, Manëz, Ishëm, Rrashbull dhe njësinë administrative nr.4 Durrës, të gjitha pronë private në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë.
3-Miratimi i vërtetimit të lëshuar nga kryetari i fshatit dhe administratori i njësisë administrative si pjesë e dokumentacionit të dosjes së aplikuesit për të përfituar nga programet e rindërtimit.
4- Vijimi i proçedurave të prishjes së detyruar të 7 pallateve të ndodhura në njësitë administrative Sukth dhe Manëz, të gjitha pronë private, në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit Tiranë.
Top Channel