Me një ton të fortë e fshikullues, gjatë 60 minutave në fjalim në parlament, Kryeministri Edi Rama aktakuzën për krime lufte ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit e quajti një befasi për krime që sfidojnë kufijtë e imagjinatës.
Në fakt fjala dyshim është Eufemizëm juridik. Të jemi të qartë drejtësia është drejtësi strukturë që ngre pikëpyetje të mëdha një tekst I shkruar edhe sikur të mos ketë asnjë zhvillim të mëtejshëm juridik për ne qe kemi jetuar I ngjan një fletërrufeje e revolucionit kinez.
Ky zhvillim tha kryeministri Rama është jo vetëm baltë mbi Hashimin dhe Kadriun por krejt Kosovën dhe shqiptarinë.
Teksti krijon perceptimin e tmerrshëm të një vendi në europë ku falë krimeve është instaluar një regjim kriminal.
Ai tekst indinjues që nuk është akt akuza por një prelude i pa kuptueshëm në aspektin juridik dhe procedurës, prelud mediatik një procesi që vijon dhe nge një varg pikëpyetjesh të rënda mbi vetë kauzën e luftës të UÇK. Dua shumë të besoj nuk kanë mundur ta ndjejnë sa thellë dhe padrejtësisht ato fjalë prekin për faktin se tashmë se udhëheqësit e UÇK janë të tërë të akuzuar në 21 vjet si individë me dy koka, kanë ngrenë fëmijë, romë si kanibalë.
Të tilla akuza kryeministri i shikon si përmbysje të peshores mes viktimës dhe xhelatit.
Në serbi për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës, zero me xhufkë si nishan i atyre që kërkojnë nishan deri në fund. Drejtësia selektive nuk është drejtësi kjo e thënë nga një piktor.
Rrënjët e asaj çfarë po ndodh me ish komandantët e UÇK-së, sipas kryeministrit Rama janë më të thella se ç’duken.
Lufta e zjarrtë kthyer në luftë të ftohtë për njohjen e Kosovës shtet. Kanë ndryshuar disa role dhe disa dinamika. Mallkimi që i ka ndjekur 21 vjet dhe vite të tjera është pjesë e pashmangshme e historisë së tyre, s’janë bërë asnjëherë pengesë, në Kosovë i gjithë populli ushtar për demokracinë dhe çfarë ka kërkuar Londra, Brukseli dhe Berlini.
Kjo nuk është dobësi, duhet t’ja kishin kursyer turpin që ka ai tekst, nuk do të amnistohet në asnjë katedër. Kjo një çorbë e vështirë të kapërdihet, përballka e gjatë me drejtësinë do ta bëjë uck më të fortë dhe Kosovën më të mirë edhe pse nuk duket kështu sot.
Top Channel