“Të shpëtojmë njerëzimin, vrisni një çifut”/ Arrestohet 39-vjeçari që bënte thirrje ekstremiste në rrjetet sociale (foto)

25/06/2020 11:30
Ilustrim

Një 39-vjeçar, i cili bënte thirrje në rrjetet sociale për të vrarë hebrenjtë është arrestuar nga blutë e Tiranës.

Efektivët e Drejtorisë së Antiterrorit arrestuan Eduard Guzën 39 vjeç, banues ne fshatin Koxhaj, Shijak.

Ndalimi i tij u bë pas një hetimi disamujor të nisur në muajin janar 2020.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Antiterrorit, në janar 2020, regjistroi procedimin penal për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg””, thuhet në njoftimin nga policia.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA